Real Madridi do të luajë në çerekfinale të Champions League ndaj Juventusit këtë sezon, pas shortit që është hedhur sot në Nyon.
Ekipi Madrilen ndeshjen e parë do t’a luajë si mysafir më 3 prill ndërsa ndeshjen kthyese do t’a luajë si vendas në Bernabeu më 11 prill.
Rekordi i ekipit në çerekfinale kur ndeshjen e parë e ka luajtur si mysafir është fantastik pasi kanë kaluar në të gjitha 7’të çerekfinalet që kanë qenë kështu.
Ekipi është kualifikuar në gjysmëfinale në të gjitha 7 herët kur ndeshjen e parë cerekfinale e ka luajtur si mysafir dhe të dytën e ka luajtur si vendas.