Vinicius Junior është kthyer në njeriun e momentit në Spanjë dhe fitorja në EL Clasico e kurorëzoi si pasardhësin e legjendave të Madridit, edhe pse është ende shumë i ri dhe ka ende shumë rrugë për të bërë, për t’u konsideruar legjendë.
Në Spanjë ditët e fundit mediat janë marrë shumë me të shkuarën e sulmuesit brazilian, pasi shtypi katalanas ka “zbuluar” se Vini ka qenë tifoz i çmendur me Barcelonën.
Megjithatë, Vinicius përfundoi tek Reali dhe në një farë mënyre është një tjetër gafë e Barcelonës, si shumë gafa te viteve te fundit.
Dje agjenti i Vinicius Lucas Mineiro është ngacmuar në lidhje me historinë e Vinicius si tifoz katalan. Agjenti ka zbuluar një detaj interesant dhe domethënës nga transferimi i Vinicius në Madrid, në 2017.
“Ishte koha kur Vinicius kishte nisur të shkëlqente dhe shumë klube e donin. Zgjedhja ishte mes Real e Barça. Në atë kohë, Vini me shkruajti në Whatsapp: ‘Do shkojmë tek klubi më i mirë në botë, Reali!’.