Reali vijon të jetë shumë i vëmendshëm në merkato, duke mos u ndalur vetëm tek operacioni i shumëpërfolur i transferimit të Kylian Mbappe në Madrid.
Rrjeti i vëzhguesve të Realit, drejtuar nga Juni Calafat, para pak vitesh kishte pikasur një talent të madh tek Sporting i Lisbonës, Rafael Leao. Reali nuk u bind të investonte tek sulmuesi i shpejtë, i cili pas Sportingur shkoi tek Lille dhe më tek Milan.
Në Serie A jo gjithçka shkoi mbarë për Leao, i cili gjjthsesi këtë sezon ka shpërthyer. Nivel i lartë loje, vazhdimësi, gola e asiste dhe tashmë Leao mund të quhet një sulmues gati për klubet më të mirë në botë.
Reali ka kohë që mendon të kthejë Brahim Diaz në shtëpi, por ndërkohë ka marrë sinjale të reja nga vëzhguesit për Leao, i cili do të ishte një përforcim perfekt në sulm, edhe pse në të majtë është edhe Vinicius.
Milani e konsideron të pashitshem, por natyrisht Reali josh çdo lojtar dhe ka edhe kartën Diaz, ndaj verën e ardhshme priten surpriza, sidomos pasi të kompletohet transferimi i Mbappe dhe të bëhet bilanci për Rodrygo, Asensio e Hazard.