Portieri i Real Madridit, Courtois, pranoi pas fitores së Los Blancos në Camp Nou se skuadra e tij nuk ishte gjithmonë mirë “me topin” edhe pse në aspektin mbrojtës madrilenët zhvilluan një lojë të mirë. Përveç kësaj, ai foli për problemet e tij fizike dhe shpreson se gjuri i tij “është OK”.
Problemet e gjurit
“Pjesa ku mora goditjen më dhemb, por nuk mendoj se është diçka serioze. Shpresoj që të jetë kështu.”
Kritik me fazat e lojës së ekipit
“Me topin nuk ishim gjithmonë mirë, por kur mbroheshim po. Ata nuk kishin shanse të mëdha deri në fund, ne i kishim ato edhe pse pasimi i fundit ose konkludimi na munguan. Duhet të jesh më i fokusuar, kur mbeten dy minuta lojë, me presionin e madh në stadium e në fushë … gjithçka mund të ndodhë dhe nuk na falet. Gjithsesi, është një fitore e shkëlqyer, një tjetër Clasico i fituar.”
Organizimi i ekipit
“Nuk donim të hynim në zonë, vetëm në fund u tërhoqëm për të mbrojtur rezultatin. Ne duhet të mbronim rezultatin, nuk u hodhëm në sulme të çmendura për të dytin, duhej të ishim të mirorganizuar”.
Roli i Vinicius
“Vinicius i lëndon mbrojtjet. Ai e bëri edhe sot, nuk e shënoi golin, por na ndihmoi shumë.”
Faulli ndaj Vinicius dhe ankesat e Piqué
“Nuk e pashë faullin që pësoi Vinicius nga Mingueza. Prekja me dorë e Kroos është një duel që nuk mendoj se është vullnetar dhe gjyqtari fishkëlleu një faull. Muk mendoj se kishte gjë për të fishkëllyer.”
LaLiga dhe kandidatët
“Barcelona gjithmonë do të jetë atje, Liga do të jetë shumë e ekuilibruar. Atlético, Real Sociedad, Sevilla … do të jetë e vështirë deri në fund dhe të fitosh në Barcelonë është gjithmonë mirë”.