Janë publikuar formacionet e El Clasico (sot pasdite 16.15) dhe trajneri Calro Ancelotti ka vendosur të mos bëjë asnjë eksperiment.
Paraqitja e shkëlqyer kundër Shakhtar në mesjavë ka bindur trajnerin italian që formacioni në Kiev është i duhuri, ndaj ka konfirmuar në bllok atë ekip, me skemë 4-3-3.
Dilemat ishin për krahun e djathtë, ku Lucas ka fituar duelin me Nacho, si dhe në sulm, ku është konfirmuar Rodrygo, me Hazard që e nis nga stoli, ashtu si Valverde.
Ndërkaq, nëse nuk ka ndonjë ndryshim urgjent, Barcelona do të luajë me: Ter Stegen, Mingueza, Pique, Eric, Alba, Busquets, Frenkie, Gavi, Ansu, Memphis, Dest.
Real Madrid
Courtois;
Lucas V. Militao Alaba Mendy;
Modrić Casemiro Kroos;
Rodrygo Benzema Vinicius.