Mesfushori uruguajan Fede Valverde ka folur për televizionin zyrtar të Real Madrid, ku ka analizuar EL Clasico dhe ka folur për gjendjen e tij dhe të ekipit.
GJENDJA E EKIPIT: “Jemi shumë mirë, shumë të motivuar dhe me entuziazëm. E dimë rëndësinë e El Clasico dhe përgjegjësinë që kemi kur veshim këtë fanellë në ndeshje të tilla”.
NDJESITË INDIVIDUALE: “Jam pak nervoz, por edhe krenar që mund të luaj ndeshje të tilla. Është një ndeshje speciale, do e shohë gjithë bota dhe çdo fëmijë ëndërron ta luajë”.
ÇELËSI PËR TË ARRITUR FITOREN: “Të jemi të gjithë të bashkuar, besoj ky është çelësi. Çdo lojtar, titullar ose pak minuta në fushë, duhet të jetë i përgatitur për gjithçka i kërkon trajneri. Nëse e bëjmë këtë, do jetë sezon madhështor. Për mua është një ëndërr të luaj në një ndeshje të tillë, nuk ka fare rëndësi nëse jam titullar apo e shoh nga stoli për 90 minuta”.
GOLI NË CAMP NOU SEZONIN E SHKUAR: “Goli im është i pari që mbaj mend. Natyrisht edhe fitorja. Është gjithnjë fantastike kur shënon në ndeshje të tilla. Mbaj mend që pas ndeshjes ndihesha shumë keq për shkak të një dëmtimi. Kur u ktheva në shtëpi hapa telefonin dhe gjeta mijëra mesazhe të familjarëve dhe shoqërisë sime”.