Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, priste përgjigje pas 2 humbjesh rresht dhe në Kiev i mori. Fitore e thellë, lojë bindëse, organizim dhe nivel i lartë edhe në mbrojtje.
Pas ndeshjes italiani doli në konferencë për shtyp ku natyrisht kishte elozhe për të tijtë.
FITORJA – “Ishte paraqitje perfekte. Doja diçka të tillë, një reagim të fortë, sepse ky është Reali që dua, e di që mund të luajmë në nivele të tilla gjithnjë. Nuk mund të veçoj askënd, ishin të gjithë shumë mirë.
VINICIUS – “Fantastik, por jo vetëm ai. Ishim shumë mirë, të përqendruar që në fillim.
RODRYGO – “Luajti një ndeshje shumë të mirë. A do luajë në Clasico? Kur luajnë të gjithë një ndeshje të mirë, është shumë e vështirë t’i lë jashtë. Cilin të ul në stol nga ndeshja e sotme?
VALVERDE – “I dhashë pak pushim, sepse u kthye te shtunën dhe është stërvitur pak.
BENZEMA – “Tani është kthyer në lider, para 6 vitesh ishte më i ri, është rritur si personalitet. Më pëlqente atëherë, më pëlqen edhe tani.
MESFUSHA – “Nuk kam ç’të them për Modric, Casemiro e Kroos. Kanë fituar gjithçka të mundshme, janë profesionistë dhe kanë ambicie.
MENDY – “Jam i kënaqur, luajti 65 minuta pa probleme. Kjo ishte gjëja kryesore”.