Qeveria spanjolle, e drejtuar nga Pedro Sánchez, është pozicionuar kundër projektit të Superligës, ideuar nga Florentino Perez.
Gjykata e Bashkimit Europian ka marrë sot një deklaratë nga qeveria spanjolle, ku mbështetet UEFA dhe 55 federatat e saj anëtare, mes të cilave edhe federata spanjolle, informon Cadena COPE.
Në këtë mënyrë, administrata spanjolle pozicionohet qartësisht kundër projektit të Superligës, me Florentino Perez që ka aleatë Barcelonën dhe Juventusin.
Tani mbetet për t’u parë si do përfundojë plani i Perez, i cili ka deklaruar se do e mbrojë, çfarëdo që të ndodhë. Presidenti i Realit ka propozuar një revolucion në futbollin europian, duke ndërtuar një kampionat gjigant për klubet më të mira në Europë.