Gerard Piqué më shumë se në fushë, kohët e fundit qëndron online, duke bërë lidhje në Twitch, ku flet për gjithçka dhe ndoshta në një farë mënyre po bëhet gati për t’u bërë drejtues tek Barcelona.
Mbrojtësi katalanas ka qenë në lidhje me Ibai Llanos këtë të hënë dhe ka folur për El Clasico, por ka treguar edhe një histori interesante në lidhje me Vinicius Junior.
El Clásico: “El Clásico është special. Ndalet krejt Spanja. Nuk ka ndjesi më të mirë se të kthehesh në një stadium me 90 mijë persona, pas 2 vitesh si këta që kaluam. Një Clasico me dyer të mbyllura ishte diçka shumë e trishtueshme. Këtë vit tifozët na duhen më shumë se kurrë, por fillimisht duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Dinamos në Champions“.
Vinicius: “Ka shumë talent. E di që ishte shumë pranë transferimit te Barcelona? Fola personalisht me të dhe në telefonatë Vinicius më tha që ishte kryer, do vinte tek Barça. Ishte e kryer. Unë e mora në telefon për t’i uruar mirëseardhjen në ekip. Megjithatë, mbërriti Reali në sekondën e fundit dhe i ofroi dyfishin e shifrës së Barcelonës“.