Real Madrid përballet sot në mbrëmje me Shakhtar Donetsk, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Champions League. Duke iu referuar AS dhe Defensa Central në Spanjë, Reali pritet të luajë me formacionin si vijon:
Në portë nuk ka dyshime rreth Thibaut Courtois, i paprekshëm. Në mbrojtje ka dyshime si zakonisht nga krahët. Nëse luan Lucas Vazquez djathtas, atëherë Nacho do të luajë në të majtë. Në të kundërt, nëse Miguel luan majtas, atëherë Nacho kalon në të djathtë. Si zakonisht, në qendër Militao e Alaba.
Në mesin e fushës Casemiro do të shoqërohet nga Kroos e Modric, duke formuar kështu treshen e artë të mesfushës së Realit.
Në sulm Vinicius e Benzema janë të sigurt, ndërsa në të djathtë Rodrygo duhet të jetë titullar, edhe pse ekziston një mundësi që Ancelotti të hedhë në fushë Valverde, për të pasur më shumë siguri në fazën mbrojtëse.
Formacioni i mundshëm: Courtois, Nacho, Militao, Alaba, Miguel ose Lucas, Casemiro, Kroos, Modric, Vinicius, Benzema, Rodrygo.