Raheem Sterling ka vendosur të ndryshojë klub dhe praktikisht e ka hapur vetë ankandin, me deklaratën e tij të fundit: “Dua të luaj më shumë dhe të ndihem i rëndësishëm. Jam i hapur për një lëvizje jashtë Anglie dhe dua të mësoj një gjuhë të huaj”.
Sulnuesi anglez ka lëshuar edhe një sinjal për Realin: “Pse jo. Është klub i madh dhe luan futboll që më përshtatet”.
Megjithatë, dëshira e lojtarit nuk mjafton. Reali ka analizuar operacionin dhe realisht nuk ia vlen.
Manchester City kërkon të paktën 70 milionë euro për ta lëshuar sulmuesin e Anglisë, ndërkohë që vetë Sterling ka një pagë të frikshme, rreth 16 milionë euro neto në vit.
Përveç kësaj, ekziston edhe një problem teknik, sepse Reali ka lojtarë të tjerë në pozicionin e Sterling, duke nisur nga Vinicius, ndaj investimi tek anglezi konsiderohet i panevojshëm.