Luka Modric është kthyer në një ndër futbollistët më të mirë të historisë së Real Madridit, por tashmë është në vitet e fundit të karrierës dhe kërkon ta mbyllë me lavdi.
Mesfushori, fitues i Topit të Artë, ka kontratë deri në 30 qershorin e ardhshëm dhe ka vetëm një opsion rinovimi për një vit. Drejtuesit e Realit ende nuk kanë marrë një vendim, por vetë Modric kërkon të qëndrojë në Madrid.
Këtë sezon Modric nuk e ka nisur në mënyrë perfekte dhe Ancelotti shpesh e ka lënë në stol apo e ka zëvendësuar para përfundimit. Natyrisht, bëhet fjalë për një lojtar 36 vjeç dhe duhet kujdes edhe në aspektin fizik.
megjithatë, Modric mbetet ndër lojtarët më të mirë tek Reali dhe po ashtu ka qenë në nivel të lartë edhe tek Kroacia, duke shjënuar edhe gol para pak ditësh ndaj Sllovakisë.
Sipas GOAL, Modric kërkon të luajë në Kupën e Botës 2022 duke qenë futbollist i Realit. Bëhet fjalë për dimrin e vitit 2022, ndaj verën e ardhshme do të mësohet e ardhmja, por Modric ka 3 rrugë në këtë moment: Rinovimi me Realin, transferimi në Premier League, ose tërheqja nga futbolli.
Nga Katari dhe kampionati amerikan ofertat nuk mungojnë dhe janë joshëse, por Modric kërkon të qëndrojë në Europë dhe do të presë deri në fund të sezonit Realin, para se të vendosë.