Mauricio Pochettino mbetet njeri nder trajneret me te njohur ne Europe dhe si i tille ka dhene nje perditesim per te ardhmen e Mbappes duke aluduar qe situata e tij eshte e hapur dhe cdo perfundim eshte i mundur.
Kendveshtrimi i tij eshte shume me ndryshe nga ai i Leonardos apo Nasser Al-Khelaifi qe insistojne se Mbappe do te qendroje dhe negociatat e kontrates jane ne perpunim e siper.
“Mbappe eshte mire, ai eshte nje djalosh i qete me shume personalitet dhe ka nje karakter shume shoqeror, eshte i qarte per gjerat qe do dhe ai e dashuron futbollin. Pavaresisht se eshte vetem 22 vjec, eshte shume i maturuar”, theksoi Pochettino ne nje interviste te dhene per COPE dhe Radio MARCA.
“Kylian do te mare nje vendim dhe klubi do te beje gjithcka qe eshte e mundur per t’a mbajtur ne ekip, sepse po flasim per njerin nga lojtaret me te mire ne bote qe ne moshen 22 vjecare.”
“Do te mbetem me faktin qe situata eshte e hapur dhe ne te ardhmen gjithcka mund te ndodhe, pozicioni qe ai mbajti para ca muajsh mund te ndyshoje ne te ardhmen, PSG si klub pa dyshim qe ka ambicie dhe mundesi per t’i ofruar gjera qe do e mbanin ne ekip dhe do e benin te lumtur.”