Pas publikimit të listës me emrat kandidatë për triumfin final në garën për Topin e Artë, natyrisht ka nisur beteja, edhe mediatike, se cili lojtar e meriton më shumë trofeun prestigjioz individual.
Këtë vit gara do të jetë mjaft e ekuilibruar, sepse realisht asnjë futbollist nuk ka pasur një ekuilibër mes paraqitjeve personale dhe trofeve të fituar.
Megjithatë, L’Equippe sot ka publikuar listën e favoritëve dhe ka veçuar 3 emra, të cilët janë emrat nga do të dalë fituesi i shpallur në fund të vitit nga revista France Football.
I pari është Lionel Messi: argjentinasi ka fituar Copa America këtë verë dhe mbetet në nivele mjaft të larta, edhe pse natyrisht këtë vit më shumë ka qenë në qendër të vëmendjes për largimin traumatik nga Barcelona.
I dyti është Robert Leëandoëski, makineri golash, sulmuesi perfekt, i cili edhe këtë vit ka dalë kampion Gjermanie me Bayernin dhe ndoshta mund të fitojë trofeun që nuk u dha fare vjet për shkak të pandemisë.
I treti është Karim Benzema: prej vitesh në formë spektakolare, francezi po tërheq thuajse i vetëm Realin, me golat dhe asistet e tij, ndërkohë që është kthyer në kombëtare dhe para pak ditësh fitoi si protagonist Nations League, çka ka bërë që vlerësimi për të të rritet ndjeshëm.