Luka Modric mbetet lideri i madh i Kroacisë, që sot ka barazuar 2-2 me Sllovakinë në kualifikueset e Kupës së Botës.
Kroacia kishte nevojë për një fitore, për të qëndruar në krye të grupit të vet, por vuajti shumë ndaj Sllovakisë dhe rrezikoi edhe të humbiste, me sllovakët që shkuan në avantazh 2-1.
MODRIC IS THE GREATEST MIDFIELDER OF ALL TIME, IF YOU DISAGREE YOU CAN DEBATE WITH YOUR NAN
— Rōçky🐢🇸🇦 (@somalitao) October 11, 2021
Megjithatë, në minutën e 70-të Modric evitoi humbjen, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi.
90 minuta dhe rendiment shumë i lartëpër Modric, që nuk njeh moshë, edhe pse tashmë është 36 vjeç.