Autor i një paraqitjeje të shkëlqyer për Francën në fitoren 3-2 ndaj Belgjikës, Benzema është natyrisht në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë, që u shpall të premten.
Në një intervistë të gjatë për AS, francezi ka prekur tema të ndryshme, nga kombëtarja, tek Reali, Topi i Artë dhe Mbappe.
TOPI I ARTË – “Është pa dyshim synimi im, për ta fituar. Gjithnjë. Një futbollist duhet ta ketë çdo moment në mendje Topin e Artë, për të luajtur ndeshje të mëdha dhe për të fituar, për të kënaqur njerëzit”.
Të enjten bëri bujë veprimi i Benzema, i cili i la penalltinë Mbappesë
PENALLTIA: “Në fushë kuptohem shumë mirë me Griezmann e Mbappe. Tek penalltia, doja të shënonte Mbappe, ndaj e mora topin dhe ia dhashë atij. Europiani është harruar tashmë”.
Tout @Benzema est résumé sur ces images .Il aurait pu décider de vouloir être le héros en tirant le pénalty pour égaliser et réaliser un doublé mais a laissé Mbappé qui restait sur un échec à l’Euro. Il pense toujours équipe ce qui en fait le coéquipier modèle 👏🏼❤️(@telefoot_TF1) pic.twitter.com/DxkXpcXzws
— Karim Djaziri (@KDjaziri) October 9, 2021
E ARDHMJA: “Kam kontratë deri në 2023 dhe tek Reali jam në shtëpi. Nuk e di a do luaj deri në moshën 40 vjeç, do shoh vit pas viti. Pasi të lë futbollin? Do jem gjithnjë i përfshirë, futbolli është jeta ime. Ky është plani im, të jem në futboll”.