Kylian Mbappe në janar do të jetë j lirë të firmosë për klubin që dëshiron, nëse vijon me planin e tij për t’u larguar nga Franca verën e ardhshme, ndërkohë që Real Madrid është gjithnjë e më i bindur se bëhet fjalë për lojtarin e vetëm në planet që mund të rikthejë Los Blancos protagonistë absolutë në Spanjë dhe Europë.
Per këtë arsye, Florentino Perez është i gatshëm të plotësojë gjithë kërkesat e Mbappe, përfshirë kushtin e tij për të luajtur në Lojërat Olimpike 2024 me Francën.
Jo vetëm kaq, sepse Reali ka bërë gati që tani një kontratë shumë joshëse, në nivelin e Mbappe, por duke shtuar edhe shumë klauzola e bonuse.
Një prej tyre lidhet me Topin e Artë. Reali është i bindur që Mbappe do ta fitojë trofeun prestigjioz në të ardhmen dhe i ofron sulmuesit një bonus me shifra mbi 10 milionë euro, për çdo Top të Artë të fituar. Natyrisht, është një çmim që jo vetëm do të konfirmonte nivelin e lojtarit, por do të shtonte edhe prestigjin e Realit në botë, ndaj Perez është i bindur që premiot për këto arritje duhet të jenë shumë të rëndësishme.