Pas Man City e PSG, një tjetër superfuqi futbolli po ngrihet, sepse Newcastle është shitur zyrtarisht tek një fond investimesh nga Arabia Saudite, kryesuar nga Mohamed bin-Salman, princi trashëgimtar i fronit.
Bëhet fjalë për një perandori të re financiare, që mund ta kthejë Newcastle në dominues të tregut të futbollit në vitet e ardhshme.
Për këtë arsye, në Angli kanë nisur që tani të bëjnë listën me emrat që do të kërkojë Newcastle në të ardhmen, duke nisur nga janari.
Aktualisht në vendet e fundit në Premier League, Newcastle do të ndryshojë trajner dhe do të blejë urgjentisht lojtarë për të shpëtuar nga rënia nga kategoria.
TalkSport në Angli informon se Newcastle do të kërkojë në urgjencë disa emra të mëdhenj që nuk po luajnë be klubet përkatëse, duke nisur nga Gareth Bale dhe Philippe Coutinho.
Reali kerkon të largojë sulmuesin uellsian, mundësisht edhe falas, ndaj në janar do të hapë rrugë dhe me shumë gjasa do të mundohet të përfshijë në marrëveshje me sauditët edhe lojtarë që duhet të shiten, si Asensio.