E ardhmja e Kylian Mbappé mbetet pezull dhe tashmë askush nuk e ka idenë çfarë po ndodh, sepse në intervistat e tij këtë javë sulmuesi francez fillimisht dha mesazhe lamtumire ndaj PSG-së dhe me pas la hapur derën e rinovimit (“Nuk i dihet, kujt i shkonte mendja që Messi do vinte te PSG në gusht?”.
Tani një tjetër lajm i bujshëm: e ëma e lojtarit, Fayza Lamari, në një intervistë për Le Parisien, deklaron se Mbappe dhe familja e tij po vijojnë bisedimet për rinovim me PSG.
“Për momentin jemi duke diskutuar me PSG për rinovim dhe gjërat po ecin mirë. Kam folur me Leonardon të hënën. A do gjejmë një zgjidhje? E sigurt është që Kylian do janë gjithçka për të fituar Champions në Paris.
“Kylian ka nevojë që të jetë i kënaqur. Nëse nuk është i kënaqur, nuk e ka problem të thotë që mund të lërë edhe futbollin. Me Kylian, gjithçka mund të ndryshojë nga mbrëmja deri në mëngjesin pasardhës“.
PSG, ndërkohë, shpreson të rinovojë të paktën për 2 vite të tjera dhe një pjesë e stafit dhe familjes së Mbappe është pro qëndrimit në Paris.