Kylian Mbappe e ka bërë tashmë të qartë që dëshiron të largohet nga kampionati francez, por PSG nuk ka ndërmend të dëgjojë. Ylli francez ka deklaruar se në verë dëshironte patjetër vetëm Real Madridin dhe PSG i mbylli derën e largimit, derë që do të shqyhet verën e ardhshme, kur Mbappe të ketë mbaruar kontratën.
Megjithatë, tek PSG mendojnë se gjithçka mund të blihet me para, siç kanë bërë deri tani, duke nisur nga Neymar, për të cilin u pagua klauzola pa negociuar fare me Barcelonën.
Për këtë arsye, klubi i sheikëve ka bërë gati një plan të ri: asnjë përgjigje për deklaratat publike të Mbappe, por një ofertë e re, e frikshme: 36 milionë euro neto në vit, shifër e njëjtë me atë që marrin Messi e Neymar.
PSG për herë të parë i ofron ngritjen në të njëjtin nivel me 2 yjet e tjerë të sulmit, për t’i treguar që nuk ka dallim mes tyre, ndaj presin me qetësi, duke shpresuar që Mbappe të tundohet, apo që stafi i tij ta bindë të ndryshojë plan për të ardhmen, e cila për momentin duket në Madrid.