Kylian Mbappé ka shpërthyer, duke dhënë intervista të bujshme dje dhe sot, ku ka shpjeguar situatën e tij tek PSG dhe dëshirën për të shkuar tek Real Madrid.
Megjithatë, nuk do të jetë kaq e thjeshtë, pasi prezantuesi i njohur spanjoll Josep Pedrerol, imirëinformuar për çështjet e Real Madrid, ka shpjeguar gjithçka, në lidhje me pengesat që po has Mbappe.
“Mbappe dëshiron të luajë tek Real Madrid, por një pjesë e personave që e përfaqësojnë ka dyshime dhe preferon të rinovojë me PSG për 2-3 vite, për të shkuar më vonë tek Real“, zbulon Pedrerol.
Përveç kësaj, prezantuesi i El Chiringuito paralajmëron se operacioni nuk do të jetë aq i lehtë sa mendohej: “Mendoja se do ishte shumë e lehtë që Mbappe të firmoste në 1 janar për Realin, por tani nuk jam shumë i sigurt dhe besoj se do jetë shumë e ndërlikuar. Reali është optimist, por do të jetë shumë e vështirë“.
Pedrerol ishte euforik në fund të verës së shkuar, por tashmë frenon: “Lufta për Mbappe nis nga e para. Janë 3 muaj përpara, të shohim kush do fitojë“.
Pedrerol shpreson vetëm tek Mbappe: “Ai është ndjerë shumë keq që PSG tha se nuk do largohej falas dhe se Mbappe i paska bërë presion klubit. Është mbrojtur para tifozerisë dhe ka treguar gjendjen e tij shpirtërore, duke lënë të kuptohet se aventura e tij në Francë ka marrë fund“.