Real Madrid është tashmë i sigurt që Kylian Mbappe do të vishet i bardhë verën e ardhshme, por përforcimet në sulm nuk do të ndalen me kaq, pasi vetëm Benzema dhe Vinicius duken të sigurt qe të ardhmen dhe po tregojnë nivel të lartë këtë sezon.
Synimi i madh i Realit quhet Erling Haaland, sulmues i një niveli të frikshëm, që do të ishte goditja tjetër e madhe që ëndërron Florentino Perez. Nuk është thjesht një ëndërr, sepse Perez ka nisur ta bëjë realitet, aq sa ka pasur edhe një takim me Mino Raiola, sipas Fabrizio Romano, ekspert i merkatos, i cili ka marrëdhënie të mira me Haaland.
“Është e vërtetë që Real Madrid kërkon Haaland. Është zhvilluar edhe një takim me Mino Raiola, ku është diskutuar gjatë. Megjithatë, Haaland ende nuk ka vendosur dhe në mars do ta marrë vendimin final për të ardhmen e tij“, është shprehur italiani.
Haaland kushton 75 milionë euro, por me komisione të ndryshme dhe pagën e lojtarit shpenzimi shkon rreth 150 milionë euro.