Neymar është shumë i lidhur me një transferim të mundshëm në verën e ardhshme tek Real Madridi. Por emri i tij nuk është i panjohur për drejtuesit e klubit Madrilen pasi deri më tani në vitet e fundit, braziliani ka qenë 4 herë shumë i lidhur me një transferim tek Mbretërit.
Mars 2006
Neymar ishte stërvitur për dy javë në akademinë e Real Madridit. Erdhi të ketë një dosje. Por ai nuk qëndroi sepse Madridi nuk pagoi 60.000 që kërkonte agjenti i tij. Në atë kohë klubi udhëheqej nga Fernando Martin pasi vetëm një muaj më parë, në shkurt 2006, Florentino Perez ishte larguar nga posti i presidentit të klubit më madhështorë Europian.
Verën e vitit 2011
Plani A i Madridit për këtë verë ishte Aguero. Por Florentino nuk dëshironte të thyente paktin me Atleticon pasi deri më tani nuk kishin transferuar ndonjë lojtarë nga rivali i tyre i qytetit. Klubi negocoi me Santosin dhe agjentin e Neymar, Wagner Riberio, por negociatat nuk dhuruan fryte për shkak se kompania Madrilene nuk ishte e gatshme të paguante 45 milionë euro për Neymar në atë kohë. Ndërsa, sa për informim, klubi tashmë ka paguar 45 milionë euro për Vinicius JR në moshën e njejtë që nuk pagoi për Neymarin.
Marrëveshje në vjeshtën e vitit 2011
Që nga koha kur Neymar njofoti largimin nga Santosi deri në fund të botërorit 2014, Madridi filloi operacionin për nënshkrimin e tij. Raportohej që futbollisti nënshkruajti një marrëveshje me klubin Madrilen por që në fund i mungoi fjala e fundit nga klubi i tij Santosi, që nuk dëshironte largimin e tij.
Verën e vitit 2013
Barcelona fitoi luftën me Madridin për të. Santosi pranoi dy oferta për lojtarin. Neymar dhe babai i tij kërkuan 40 milionë euro neto + 53 milionë bruto, për të nënshkruar me Madridin dhe transferimin e tij do të shkonte në më shumë se 100 milionë euro me bonuse. Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, tha se e fitoi me 57 milionë euro betejën për Neymar por ishte gënjeshtër nga ai pasi transferimi i tij në klubin Blaugran kushtoi 167 milionë euro. Pra, Braziliani shkoi në Barcelonë para Madridit për shkak të parasë më të madhe që i ofruan Katalanasit.
Dhe së fundi, mars 2018
Sic u tha se gjatë ndeshjes PSG vs. Real Madrid të 5 marsit aktual, emisarët e Real Madridit, babai i Neymar dhe dy avokatë janë takuar në Madrid për të nxitur nënshkrimin e Brazilianit për klubin Madrilen. Sipas informatave nga mediat, drejtuesit Madrilen i njoftuan babait të tij interesimin për nënshkrimin me djalin e tij dhe se janë të gatshëm për të paguar 400 milionë euro që t’a bindin PSG-në të dorëzohet nga Neymar. Gjithashtu ata i prezantuan edhe strategjinë, pagën dhe bonuset që do të përfitonte braziliani në klubin Madrilen.