Në këtë moment Erling Haaland konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe do të jetë një ndër sulmuesit që do dominojnë Europën në dekadën e ardhshme, ndaj klube si Reali, PSG, Manchester United e Man City e kanë në shënjestër për verën e ardhshme, kur Dortmundi pritet ta nxjerrë në shitje.
Megjithatë, ka edhe sulmues të tjerë që dalin në dritë dhe një prej tyre është Benjamin Sesko: bëhet fjalë për një sulmues slloven, vetëm 18 vjeç, që luan me Red Bull Salzburg dhe ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje këtë sezon, ndaj Real Madrid po e ndjek me vëmendje, raporton BILD.
Vlera e tij në treg është ende e vogël, në teori, por nëse vijon kështu deri në fund të sezonit, Sesko do të jetë në qendër të një ankandi të frikshëm, sepse për sulmuesin thuajse 2 metra janë të interesuar Real Madrid, Bayern, Liverpool e Man City.