Vetëm Karim Benzema nuk mjafton. Reali vuan jashtezakonisht ne mbrojtje dhe prodhon shume pak, edhe pse në pjesën e dytë krijoi raste dhe iu anuluan 2 gola per pozicion jashtë loje.
Edhe pas ndryshimeve të shumta dhe kalimit të Alaba në të majtë të mbrojtjes, Reali vazhdon të vuajë në aspektin difensiv.
Që në minutën e 17-të, me tentativën e parë serioze, Espanyol ka gjetur golin e 1-0, me Embarba që depërtoi në fundore, kaloi Alaba dhe pasoi në qendër, ku De Tomas nuk e pati të vështirë të shënonte, pasi asnjë nga qendërmbrojtësit nuk ishte pranë tij.
Pas golit të pësuar në pjesën e parë nga De Tomas, ku mbrojtja la shumë për të dëshiruar, Reali ka pësuar golin e dytë në minutën e 60-të, nga Aleix Vidal.
Mesfushori ofensiv, rrezik konstant për Realin, depoërtoi nga e djathta, duke kaluar me lehtësi Nachon dhe duke gjetur një hapësirë të madhe bosh para tij, ndaj nuk e pati të vështirë të shënonte.
Në minutën e 71-të Benzema, i zakonshmi, rihapi ndeshjen, me një gol të shpikur praktikisht, me disa driblime rresht. Vetëm kaq, sepse Reali më pas shënoi gola të anuluar për pozicion jashtë loje, rrezikoi të shënonte, por edhe të pësonte.
Humbje e rëndë, në ndeshjet e fundit Reali ka humbur rrugën dhe pushimi vjen në momentin e duhur.