Brahim Díaz po mahnit në Serie A me Milanin dhe po tregon që është një numër 10 i vërtetë, lojtar i aftë të vendosë ndeshjet me lëvizjet, golat dhe asistet e tij.
Për këtë arsye, Milani ka vendosur ta blejë përfundimisht, duke paguar 19 milionë euro sipas klauzolës në kontratën e huazimit 2-vjeçar nga Reali, raporton MilanNeës.it.
Drejtuesit kuqezinj janë shumë të kënaqur nga Brahim dhe tashmë duan ta blindojnë, duke i rritur edhe pagën, por fjalën e fundit e ka Real Madrid.
Los Blancos kanë një klauzolë që i favorizon, sepse mund ta blejë Brahim për 27 milionë euro, duke kompensuar diferencën prej 8 milionësh me Milanin.
Natyrisht, do të flitet gjerësisht në muajt e ardhshëm, por vendimtar do të jetë edhe vetë Brahim Diaz, i cili në Madrid nuk pati hapësirë, ndërsa në Milano ka shpërthyer.