Marco Asensio shkëlqeu ndaj Mallorca me 3 gola dhe tregoi se është ende lojtar i nivelit të lartë, por e keqja është se në ndeshjet pasardhëse nuk pati të njëjtin rendiment dhe Reali nuk i garanton dot vendin në formacion.
Nuk është vetëm çështje minutash, që Asensio i ka shumë të nevojshme për të ri gjetur veten pas dëmtimit të pësuar në verë, që e la jashtë për disa javë.
Me ekipin aktual, Ancelotti e ka të vështirë t’i gjejë vend Asensios, pasi në sulm ka Vinicius në të majtë, ndërsa Asensio në mesfushë nuk garanton dot fazën mbrojtëse.
Për këtë arsye, Reali është i gatshëm ta shesë 25-vjeçarin që në janar, për t’i dhënë mundësinë të luajë rregullisht gjetkë, por çmimi i vendosur nga klubi është i kripur: 40 milionë euro për klubin që dëshiron ta blejë, raporton Fichajes.