Real Madrid ka shumë lojtarë nën vëzhgim dhe disa prej tyre kanë rënë në sy edhe këtë fillim sezoni. Një prej lojtarëve që ka impresionuar drejtuesit e Realit është një emër i njohur, i studiuar që sezonin e shkuar: Nordi Mukiele.
Vetëm 23 vjeç, mbrojtësi i Leipzig e ka nisur shumë mirë edhe sezonin e ri, duke konfirmuar rritjen konstante të viteve të fundit.
Zinedine Zidane e kishte pikasur kohë më parë, kur Mukiele luante për Montpellier, dhe ia kishte rekomanduar klubit, por në 2018 e bleu Leipzig për 18 milionë euro dhe që atëherë vlera e tij në treg është rritur në mënyrë konstante.
Reali kërkon një zëvendës për Carvajal, duke parë dëmtimet e shpeshta të spanjollit, dhe Mukiele duket kandidati perfekt: i ri, me të ardhme të rëndësishme dhe prej kohësh lojtar kyç tek Leipzig, duke shkëlqyer edhe në ndeshje me rivalë të nivelit të lartë, në Gjermani e Champions League.