Në gusht, kur Reali nuk po arrinte të mbyllte blerjen e Mbappe, pavarësisht nga ofertat e frikshme, Florentino Perez mendoi një plan B, për të përforcuar sulmin pa shumë shpenzime, deri verën e 2022, kur Mbappe pritet të shkojë në Madrid.
Megjithatë, Carlo Ancelotti ishte i bindur: Nëse nuk firmoste Mbappe, atëherë sulmi ishte në rregull me Benzema dhe Jovic apo Mariano si zëvendësuesit e tij.
Sipas El Nacional në Spanjë, emri që donte Perez ishte Edinson Cavani, i cili ishte ofruar, ashtu si emrat e Radamel Falcao dhe Pierre-Emerick Aubameyang, por në atë moment presidenti i Realit dëgjoi Ancelottin dhe mori vetëm Camavinga në mesfushë.
Megjithatë, koha po tregon se Perez kishte të drejtë dhe në sulm vetëm Benzema është në nivelin e duhur. Humbja kundër Sheriff ka konfirmuar që Realit i duhet një përforcim serioz në sulm dhe në janar pritet që Cavani të transferohet në huazim në Madrid, duke parë sa pak hapësirë ka në Manchester, pas transferimit të Cristiano Ronaldos.