Historia e transferimit të mundshëm të Robert Lewandowski te Real Madrid nuk ka marrë fund, sepse në Gjermani ka filluar të flitet sërish për një kalim të polakut në Madrid.
Revista gjermane BILD, që në fakt shpesh publikon lajme të bujshme, shkruan sot se Bayern shpreson te rinovimi i sulmuesit, që ka kontratë deri në 2023, por Lewandowski po fiton kohë dhe ka ngrirë bisedimet.
PSG dhe Real Madrid janë klubet që janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat financiare dhe sportive të polakut, me Realin që tentoi ta blinte në vitin 2019, pa ia dalë mbanë.
Lewandowski para disa ditësh pranoi se është takuar me Florentino Perez dhe ka qenë pranë transferimit të Madrid, ndaj nuk është çudi që transferimi të kryhet vferën e ardhshme, nëse nuk realizohet operacioni Haaland.