Sezonin e shkuar Real Madrid pati jo pak probleme me dëmtimet dhe për këtë arsye trajneri Ancelotti afroi në stafin e tij përgatitësin atletik Pintus. Roli i këtij të fundit është jo vetëm përgatitja e ekipit, por edhe evidentimi i rasteve kur lojtarët janë të mbingarkuar dhe kanë nevojë urgjente për pushim.
Një rast i tillë është tani Karim Benzema. Sulmuesi kryesor i Los Blancos e ka nisur në mënyrë perfektë sezonin, ka shënuar apo asistuar thuajse në çdo ndeshje dhe po ecën me ritme të jashtëzakonshme.
Megjithatë, ka luajtur thuajse 100% të minutave në kampionat e Champions dhe Pintus i ka bërë raportin Ancelottit, duke i kërkuar për të dytën herë brenda këtij sezoni që Benzema të bëjë pushim.
Sulmuesi mbush 34 vjeç në fund të vitit dhe duket në formë perfekte fizikisht, por po luan shumë dhe javën e ardhshme do të bashkohet me Francën, çka do të thotë se nuk do të pushojë dot.