Carlo Ancelotti e konsideron një aksident humbjen kundër Sheriff Tiraspol, diçka që ndodh një herë në 100 raste, por nga ana tjetër trajneri i Real Madrid e ka të qartë që duhen përmirësuar shumë gjëra. Mbi të gjitha në repartin mbrojtës. Megjithatë, sipas DefensaCentral, ajo që e shqetëson më shumë trajnerin italian është forma fizike e disa lojtarëve, duke nisur nga Modric e Casemiro.
Burime pranë klubit madrilen sigurojnë se Ancelotti e ka evidentuar pikërisht rënien fizike të dy mesfushorëve të rëndësishëm. Modric për arsye natyrore, sepse është në vitet e fundit të karrierës, ndërsa Casemiro sepse luan pa fund, duke përfshirë edhe ndeshjet dhe udhëtimet për të luajtur me Brazilin.
Bëhet fjalë për dy lojtarë kyçë dhe Ancelotti duhet të gjejë një mënyrë për t’i kthyer në versionin e vet më të mirë. Kroati ka nisur prej kohësh të luajë me pauza të vogla, në stol ose duke dalë sapo mbush një orë në fushë, ndërsa Casemiro ka pushuar shumë rrallë dhe Ancelotti tashmë është i detyruar të besojë tek Valverde e Camavinga, për ta lënë pushim.
Modric y Casemiro son dos de sus piezas claves y tendrá que seguir un plan específico para que recuperen su mejor versión. El croata ya ha empezado a ser administrado porque su cuerpo no puede aguantar, como en otros años, jugar todos los partidos. Y es cierto que, aún descansando, contra Villarreal y Sheriff no ha marcado la diferencia.
Shpresa e Realit është që edhe Toni Kroos të kthehet ai që ka qenë para dëmtimit, pasi do t’i jepte një ndihmë të madhe mesfushës.