Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, ka qenë mjaft i zhgënjyer pas ndeshjes kundër Sheriff, edhe pse ka qenë në një linjë me trajnerin Ancelotti, duke theksuar se ishte një natë e pafat dhe detaje të vogla çuan ndeshjen në kahun e kundërt.
“Në fund fare vendosin detajet. Mendoj se pësuam dy gola që ishin të ekzekutuar mjaft mirë, por nga ana jonë gabuam në detaje të vogla. Një rivënie anësore te goli i dytë, ku ekipi vendoset krejtësisht gabim, kjo është e palejueshme, nuk mund të ndodhë. E kërkuam fitoren dhe dhamë gjithçka, por në mbrojtje duhet të jemi më të qartë dhe të kujdesshëm“.
WHAT A GOAL! SHERIFF TWO 2-1 REAL MADRID 😱😱😳🚀🚀🎥
to never miss any goal, Follow 👇🏼@IFAST66 pic.twitter.com/amF1zUOwzW
— Follow @IFAST66 (@ifast222) September 28, 2021
Portieri belg lavdëron edhe Sheriffin: “Portieri i tyre luajti një ndeshje të madhe dhe topi nuk donte të hynte. Luanin mirë në fazën mbrojtëse dhe dilnin me 3-4 lojtarë në kundërsulm, me shumë shpejtësi, çka na e ndërlikoi shumë punën. Te goli i parë erdhën me 4 lojtarë në zonën tonë dhe këto janë detajet që vendosin“.
Goli i 1-2: “Ka ditë të tilla, ku gjithçka të shkon ters, ku nuk shënon dot pas shumë rastesh dhe pastaj kundërshtari merr zemër, kundërsulmon duke gjetur shumë hapësirë. Goli i dytë i Sheriff ishte fantastik, rrallë ndodh. I doli mbarë, mori trajektore të pandalshme. Mëkat, kur nuk fiton dot, të paktën të mos humbasësh“.