Humbje e hidhur për Realin ndaj Sheriff Tiraspol, në letër kundërshtari më i lehtë në grup, ndaj pas ndeshjes ishte e vështirë për lojtarët të dilnin ara kamerave.
Megjithatë, ka folur Casemiro, i cili ka bërë autokritikë, por evidenton edhe rastet e shumta që krijoi Reali.
“Ky është futbolli, gjuajtën dy herë në portë dhe shënuan 2 gola. Ne patëm 20 apo më shumë raste. Duhet më shumë vëmendje, por ka mënyra e mënyra për të humbur një ndeshje.
Bëmë një punë të mirë, portieri i tyre ishte perfekt. Duhet të urojmë kundërshtarin. E nisëm mirë, po kontrollonim lojën dhe patëm raste për të shënuar disa gola.
Këtë sezon ka pasur raste kur kemi fituar pa luajtur mirë, por këtë radhë ishim shumë mirë. Kështu është, kur nuk shënon mund të të ndodhë diçka e tillë. Niveli tek Reali është shumë i lartë, ka pritshmëri të mëdha dhe mund ta kalojmë grupin, por do të jetë një garë e gjatë. Nuk ka rëndësi si e nis, por si e përfundon një garë“.