E pabesueshme! Vetëm kaq mund të thuhet për atë që ka ndodhur në Santiago Bernabeu (luhej pas thuajse 2 vitesh një ndeshje për Champions League), me Sheriff Tiraspol që ka fituar bujshëm 2-1, në ndeshjen më të rëndësishme dhe prestigjioze në historinë e klubit.
Pritej një ndeshje e lehtë për Realin, por në fund doli në dritë një humbje e rëndë, edhe pse me pasoja jo shumë të rënda, për momentin, duke parë se Inter e Shakhtar Donetsk barazuan pasdite.
GOOOL YAKHSHIBAEV ⚽️
Real Madrid 0 🆚 1 FC Sheriff #UCL #ChampionsLeague
— Garra Sports (@GarraSportsMx) September 28, 2021
Reali bëri lojën, nga fillimi e deri në fund, duke zotëruar topin 70% e duke pasur rreth 30 tentativa drejt porte, por kjo nuk vlen në futboll, sepse Sheriff shënoi golat. I pari në pjesën e parë, me një sulm vrasës, ndërsa i dyti në fundin e takimit, kur Thill shënoi golin më të bukur në karrierë.
GOOOL SEBASTIEN THILL ⚽️
Real Madrid 1 🆚 2 FC Sheriff #UCL #ChampionsLeague
— Garra Sports (@GarraSportsMx) September 28, 2021
Mes dy golave të kampiones së Moldavisë, një gol për Benzema, me penallti, sa për të kaluar Raul në renditjen e shënuesve më të mirë në historinë e Champions League.
GOOOL KARIM BENZEMA ⚽️
Real Madrid 1 🆚 1 FC Sheriff #UCL #ChampionsLeague
— Garra Sports (@GarraSportsMx) September 28, 2021
Tre pikë të arta për Sheriff, që kryeson me 6 pikë grupin, ndërsa Reali ka 3 pikë dhe Inter e Shakhtar nga 1 pikë.