Gjatë pjesës së parë të sezonit, një nga problemet kryesore të ekipit të bardhë ishte efikasiteti i shënimit, por që nga 7 janari i këtij viti Real Madridi ka shënuar 37 gola në Kampionat – më shumë se çdo ekip tjetër në Top 5 Kampionatet më të forta në botë.
Sa i përket golave të shënuar në Kampionatin Spanjoll për vitin 2018 pas Real Madridit që është i pari vjen Barcelona si e dyta me 27 gola dhe Atlético de Madrid si e treta me 23 gola të shënuara brenda po të njëjtës periudhë kohore.
Përveç që prin në Kampionatin spanjoll, Reali poashtu është edhe ekipi që ka shënuar më shumë gola se çdo skuader tjetër në top 5 kampionatet me të forta në botë për vitin 2018.
Pas Realit me 37 gola vjen PSG me 33 të shënuara në Ligue1. Ndërkohë, Bayern Munich me 28 gola e mbyll top 3-shen e ekipeve që kanë shënuar me se shumti gola.
Cristiano udhëheq rikuperimin
Lojtari portugez tashmë ka 14 gola dhe duket se ka rikuperuar versionin e tij më të mirë. Pas tij është Bale me 6 gola, Ramos me 3 si dhe Lucas Vázquez, Toni Kroos, Karim Benzema, Nacho dhe Marco Asensio, të cilet kanë kontribuar me nga dy gola secili. Luka Modric, Marcelo, Isco dhe Casemiro gjithashtu kanë shënuar nga 1 gol.