Real Madrid do të bëjë përforcime të rëndësishme jo vetëm në sulm për sezonin e ardhshëm, por edhe në mbrojtje, aty ku në këtë fillimsezoni janë vënë re jo pak probleme, edhe për shkak të dëmtimeve.
Trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, kërkon një qendërbrojtës niveli për sezonin e ardhshëm, pasi në qendër ka në plan të konfirmojë vetëm Militao, Nacho Fernandez dhe David Alaba, me Jesus Vallejo që do të largohet.
Ditët e fundit është folur për interesimin e Realit për Antonio Rudiger, por qendërmbrojtësi i Gjermanisë po bisedon me Chelsean dhe ka pretendime shumë të larta, duke kërkuar rreth 10 milionë euro në sezon.
Për këtë arsye, sipas mediave në Spanjë, Ancelotti i ka kërkuar klubit të tentojë blerjen e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni. Kampion Italie duke shkëlqyer sezonin e shkuar, Bastoni është vetëm 2 vjeç dhe ka hapësira të mëdha për përmirësim, ndërsa ka kontratë me Interin deri në 2024, me më pak se 3 milionë euro neto në sezon.
Interi kërkon shifra të rëndësishme për të shitur mbrojtësin e vet, por kriza financiare që po përjeton do e detyrojë të shesë lojtarë të tjerë në të ardhmen, si veproi me Lukaku e Hakimi.