Sherri mes Kylian Mbappé dhe Neymar ka qenë një nga çështjet më të nxehta për PSG ditët e fundit. Gjithçka ndodhi në ndeshjen PSG-Montpellier, kur Mbappe u zëvendësua në minutën e 88-të dhe pak momente më vonë Neymar pasoi për Draxler, i cili shënoi, Aty Mbappe e humbi qetësinë, duke shfryrë në stol: “Kur jam unë, nuk ma pason kurrë topin”.
Mauricio Pochettino u mundua të hënën ta minimizonte ngjarjen: “Janë gjëra që ndodhin mes lojtarëve të mëdhenj. Gjëra të tilla bëjnë bujë, por brenda ekipit nuk ka asnjë problem”.
Megjithatë, Mbappe del i lirë në treg verën e ardhshme dhe tashmë në Spanjë pretendojnë se ylli i Francës mund të firmosë që në janar për Real Madrid.
Në fillim të emisionit El Chiringuito de Jugones të hënën në mbrëmje drejtuesi Josep Pedrerol deklaroi: “Nervozizmi i Mbappe është i jashtëzakonshëm, është shumë i zemëruar. Kanë mbetur vetëm 3 muaj deri në janar, kur ai do të ketë mundësinë të firmosë për Realin. Mendoni se Kylian nuk e ka ndarë mendjen?”. Ndërkohë Reali pret, me qetësi dhe me durim.
😠 "El MOSQUEO que tiene MBAPPÉ es TREMENDO…"
👀 "En enero puede firmar por el Madrid, ¿DUDÁIS que KYLIAN no lo tiene CLARO?"
🗣 El inicio de @jpedrerol en #ElChiringuitoDeMega pic.twitter.com/3WoAPPsAxu
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 28, 2021