Karim Benzema kthehet në kompeticionin e tij të preferuar dhe është në formë spektakolare, me 8 gola e 7 asiste këtë sezon.
Sot në mbrëmje, përballë Sheriff Tiraspolit, sulmuesi francez mund të regjistrojë një rekord të ri: të kalojë Raul në renditje dhe të bëhet shënuesi i katërt më i mirë në historinë e Champions (në këtë moment të dy kanë nga 71 gola).
Përpara në renditje mbeten vetëm Cristiano Ronaldo (135), Messi (120) dhe Lewandowski (75).
Nga 71 golat që ka shënuar, Benzema 59 i ka shënuar me fanellën e Realit, pasi 12 gola i shënoi me Lyonin, deri në moshën 21 vjeç, kur u transferua në Madrid.
Deri më sot Benzema u ka shënuar 33 rivalëve të ndryshëm në Europë dhe Sheriff mund të bëhet ekipi numër 34.