Fantazisti nga Malaga, Brahim Díaz, i huazuar nga Real Madrid tek Milan, ka rrëfyer në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS se për momentin nuk e mendon fare çfarë do të ndodhë verën e ardhshme, apo pas dy vitesh, kur të mbarojë huazimi i tij.
Numri 10 i Milanit ka falënderuar Ancelottin për fjalët e mira (“është lojtar shumë i rëndësishëm për Realin, po e ndjekim me vëmendje dhe jemi të lumtur që e huazuam tek Milani, klub që e njohim mirë”), por ka sqaruar se mendon vetëm për Milanin në këtë moment.
“Carlo Ancelotti është trajner i madh dhe njeri special, me aq sa e njoh. I jam shumë mirënjohësh, por për momentin jam i përqendruar tek Reali”, shprehet Brahim.
Për sa i përket të ardhmes: “Nuk e mendoj fare, të jem realist. Po jetoj momentin, jam shumë i lumtur dhe dua të vazhdoj ta ndihmoj Milanin me golat, pasimet dhe mbi të gjitha me punën time”.