Merkatoja e futbollit nuk ndalet kurrë dhe përbën një kampionat më vete, sepse gjithë klubet e mëdha janë në lëvizje të vazhdueshme për të gjetur lojtarë për të ardhmen.
Prej verës që lamë pak, dy emra janë në qendër të vëmendjes botërore: Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Për të parin Real Madrid bëri një ofertë të çmendur që në gusht dhe pret ta marrë falas në verë 2022.
Për Haaland dihet vetëm që verën e ardhshme do ndërrojë ekip, por sot për Sport 1 ka folur presidenti i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, i cili ka dhënë një super lajm për tifozët e Realit.
“Erling ka një personalitet të pavarur, por ende nuk e ka vendosur çfarë do bëjë në të ardhmen. Megjithatë, herët a vonë ai do luajë për një prej klubeve më të mira në botë, edhe pse Dotrmundi është një klub i tillë. Megjithatë, e di mirë Real Madridi e josh shumë“.