Për të dytën javë rresht, Real Madrid do të luajë 3 ndeshje brenda javës, sepse këtë të martë kthehet Champions League.
Reali do të presë Sheriff Tiraspolin (ora 21.00) dhe në letër është ndeshja më e thjeshtë në grup, edhe pse Sheriff e ka nisur shumë mirë, duke fituar ndaj Shakhtar, dhe do të luajë pa asnjë presion në Bernabeu.
Carlo Ancelotti do të vijojë me rotacionin e kujdesshëm, ashtu si mesjavën e shkuar, por këtë radhë po mendon të lërë pushim lojtarin më të mirë të fillimsezonit, Karim Benzema.
Francezi ka qenë tepër i rëndësishëm deri tani, me 8 gola e 7 asiste, por ka luajtur mbi 700 minuta dhe nuk duhet sforcuar, për të mos rrezikuar.
Ne vend te tij mund të luajë Luka Jovic, me Benzema që do të futet vetëm nëse rezultati nuk është ende i sigurt për Realin.