Vinicius Junior është duke përjetuar një moment të shkëlqyer në karrierën e vet, duke luajtur dhe shënuar me lehtësi për Realin, por tashmë gjërat po i ecin mbarë edhe jashtë fushe.
Mediat në Spanjë kanë zbuluar femrën me të cilën po frekuentohet aktualisht braziliani: bëhet fjalë për Kenia Os, një këngëtare meksikane, popullore edhe në rrjetet sociale.
Kenia ka qenë në Bernabeu në ndeshjen kundër Mallorcas dhe me shumë gjasa ka qenë e ftuar nga Vinicius, pas një seri mesazhesh dhe ngacmimesh online.