Reali Madrid tentoi deri në ditën e fundit të merkatos për të blerë Kylian Mbappe verën e shkuar, duke përfituar nga dëshira e sulmuesit për të ndryshuar kampionat dhe nga fakti që Mbappe është në vitin e fundit të kontratës.
Situata mbetet e njëjtë, Mbappe nuk ka ndërmend të rinovojë, edhe pse PSG ka ende besim se mund ta bindë të qëndrojë në Paris. Reali pret me qetësi, duke e ditur se Mbappe ka kohë që dëshiron Realin, por për sa kohë nuk ka marrëveshje dhe firma, gjithçka është e mundur.
Këtë do të mundohet të shfrytëzojë Manchester City, që kërkon të dhurojë goditjen e madhe, duke firmosur me Mbappe. Në Angli Ian McGarry e Duncan Castles, gazëtarë të specializuar në merkato, raportojnë se Sheiku Mansour ka dhënë urdhër që të tentohet firma me Mbappe, nuk ka rëndësi kostoja financiare.
Pagë e lartë, bonus për firmën, komisione: të gjitha për të bindur sulmuesin, i cili në verë do të ketë thjesht luksin e zgjedhjes.