Real Madrid dhe FC Barcelona janë dy klube më të mëdhenj në Spanjë dhe ndër më të mëdhenjtë në planet. Mes dy klubeve ekziston respekt reciprok, por edhe rivalitet i egër, që e ka zanafillën shunë deklada më parë.
Çdo ndeshje mes tyre është një betejë e vërtetë dhe shumë rrallë ndodh që një lojtar të kalojë nga një klub tek tjetri, apo të ketë luajtur për të dy klubet në karrierën e vet. Vetëm rreth 30 lojtarë kanë luajtur në histori si për Realin, ashtu edhe për Barcelonën. Ja 3 emrat më të mëdhenj që e kanë bërë këtë gjë këto dekadat e fundit:
Luis Figo
Portugezi Luis Figo është një ndër emrat e fundit dhe ndoshta emri që ka ngjallur më shumë zemërim e revoltë me kalimin e tij nga Barca tek Reali. Në vitin 2000 Florentino Perez premtoi Figon nëse fitonte zgjedhjet dhe ia doli mbanë, me Figon që u bë një ndër figurat më të urryera për tifozerinë e Barcelonës.
Ai fitoi Topin e Artë në Madrid, por kryesisht falë paraqitjeve kur ishte ende tek Barcelona. Figo luajti mbi 200 ndeshje për të dy klubet, duke fituar 2 tituj kampionë me të dy ekipet dhe duke fituar Champions League me Realin në 2002.
Ronaldo Nazario
Braziliani Ronaldo ka luajtur për Realin e Barclonën, por ndryshe nga Figo, nuk konsiderohet tradhtar dhe gëzon respektin e të gjithëve, për mënyrën si erdhën transferimet. Barca e bleu në 1996/97 dhe braziliani shënoi 47 gola në 49 ndeshje.
Disa probleme kontraktuale bënë që Interi të përfitonte dhe ta blinte për një shifër rekord për kohën. Fenomeni në 2002 u kthye në Spanjë, duke firmosur për Realin, me të cilin fitoi Topin e Artë numër 2 dhe kampionatin spanjoll.
Luis Enrique
Edhe pse tashmë është më i famshëm për arritjet si trajner tek Barcelona, Luis Enrique ka qenë edhe një lojtar shumë i suksesshëm dhe ka luajtur për Real e Barca. Fillimisht ai luajti për Realin, duke fituar 3 trofe në 5 vite, para se në 1996 të transferohej te Barcelona, që e mori falas. Luis Enrique fitoi 2 kampionate dhe shënoi në disa përballje me Realin.
Lojtarë të tjerë të mëdhenj që kanë luajtur në të dy klubet? Michael Laudrup, Samuel Eto’o, Bernd Schuster, Gheorghe Hagi, Alfredo di Stefano, Javier Saviola e Julen Lopetegui, ndër të tjerë.