Para pak muajsh David Alaba u bë zyrtarisht pjesë e Real Madrid dhe në ditën e prezantimit puthi stemën e klubit madrilen, diçka që irritoi një pjesë të tifozerisë së Bayernit, pasi austriaku u rrit dhe fitoi gjithçka në Mynih.
Këtë të premte, duke folur për Bild, mbrojtësi i Realit u përpoq të shpjegonte gjestin gjatë prezantimit të tij.
“Nuk do të thotë që nuk e dua më Bayernin. Thjesht ishte një ditë shumë e veçantë për mua. Ishte fillimi i një epoke të re për mua, në klubin që ëndërroja të luaja përvec Bayernit.
“Nuk do të thotë që e kam harruar Bayernin, kam kaluar 13 vite të mrekullueshme aty dhe nuk desha të provokoj askënd. I jam mirënjohës Realit, ashtu si edhe tifozëve, sepse Mynihu u bë shtëpia ime e dytë”.
Alaba ka folur edhe për Carlo Ancelottin: “Puna me të është fantastike. Edhe në Mynih kishim marrëdhënie shumë të mira dhe entuziazmi që ai të transmeton në çdo stërvitje nuk ka ndryshuar”.