Paul Pogba do të dalë i lirë në treg verën e ardhshme, në rast se nuk gjen marrëveshje rinovimi me Man Utd, ndaj Real Madrid ka kohë që po ndjek me vëmendje zhvillimet.
Kur Realin e drejtonte Zidane, në Spanjë ishin të sigurt që Reali do të futej fuqimisht në garë për mesfushorin, sapo të krijohej një mundësi, por tashmë nuk është aq e thjeshtë, duke parë që Reali ka marë Camavingan, apo duke parë rritjen konstante të Valverdes.
Edhe financiarisht është operacion i ndërlikuar, duke llogaritur edhe bonusin që kërkon agjenti Mino Raiola, aq më shumë që sipas Sport.es edhe Barcelona është futur në garë dhe verën e ardhshme pritet ankand.
Klubi katalanas ka probleme të mëdha financiare, por deri verën e ardhshme pritet të largojë lojtarë të tjerë për të ulur shpenzimet dhe Pogba falas do të ishte një goditje e madhe edhe për të rikthyer entuziazmin tek tifozët.