Real Madrid e ka nisur shumë mirë sezonin e ri, por drejtuesit nuk janë relaksuar dhe kanë kohë që po punojnë për sezonin e ardhshëm, duke studiuar shumë lojtarë dhe pa u ndalur tek emrat e njohur si Mbappe e Haaland.
Një nga emrat që kanë mahnitur në këto javë të para është Florian Wirtz, gjysmësulmues i Bayern Leverkusen, i cili e ka nisur sezonin me 4 gola e 4 asiste në 5 ndeshje.
Vëzhguesit e Realit shohin tek ky lojtar një potencial edhe më të madh se Kai Havertz. Të dy lojtarët kanë të njëjtin pozicion në fushë dhe Havertz ka dalë nga Leverkusen.
Në Spanjë sigurojnë që Reali këtë radhë do futet seriozisht në garë, pasi për Havertz u tërhoq për shkak të pandemisë dhe çmimit tepër të lartë, 80 milionë euro, që pagoi Chelsea. Madrilenët do ta studiojnë me kujdes Wirtz, pas rekomandimit për ta blerë para se të nisë ankand me klube angleze apo PSG.