Real Madrid vitet e fundit investuar shumë te lojtarët e rinj, si Rodrygo, Vinicius, Odegard e të tjerë, një strategji e diktuar edhe nga çmimet gjithnjë e më të larta të lojtarëvë të afirmuar.
Tani nga Spanja vijnë lajme të reja, sepse Fichajes.net raporton se Reali ka piketuar një tjetër brazilian, Antony, i cili po shkëlqen me Ajax.
Veëm 21 vjeç, Antony ka luajtur 50 ndeshje me Ajax, në 2 sezone, duke pasur rritje konstante, ndërsa ka shënuar 11 gola, plus 12 asiste.
Roli i tij është anësor i djathtë ofensiv, çka do ta bënte mjaft të çmuar për Realin, aty ku Vinicius dhe disa lojtarë të tjerë luajnë majtas.
Natyrisht, çmimi i lojtarit është i konsiderueshëm, por verën e ardhshme Reali do të investojë fuqimisht në merkato, edhe për faktin se do të largohen disa veteranë.