Carlo Ancelotti është shfaqur para mediave në prag të ndeshjes kundër Mallorcas, të mërkurën. Italiani ka folur për ndeshjen, rotacionin, dëmtimet dhe lojtarë të veçantë.
Pushim për Vinicius: “Është e vështirë të ulesh në stol një lojtar në formë të tillë dhe që nuk duket i lodhur. Është 20 vjeç dhe mendoj që mund t’i luajë pa problem disa ndeshje rresht.”.
Hazard: “Është në formë, luajti mirë në Valencia. Ka pasur dëmtime, ndaj bëjmë kujdes, por për mua rëndësi ka cilësia e minutave, jo sasia”.
Dëmtimet: “Në çdo ekip ka dëmtime, ka shumë ndeshje dhe luhet më ritëm të lartë. Megjithatë, kemi ekip të kompletuar, kemi rezerva cilësore dhe shumë shpejt mund të na kthehen disa lojtarë.”
Camavinga: “Eduardo ka gjithçka për të luajtur tek Reali. Mund të luajë në çdo pozicion në mesfushë. Është shumë i ri dhe nuk e ndien presionin. Është shumë i zoti dhe i jep alegri skuadrës”.
Faza mbrojtëse: “Në Valencia nuk e bëmë mirë. Nuk mund të mendojmë që të mbrojmë në mesfushën tonë, duhet presion edhe me sulmuesit dhe mesfushorët” .
Lojë e mirë apo fitore: “Fitorja është e para. Pastaj shanset për fitore shtohen nëse luan mirë. Për mua ekuilibri është kryesori, duhet kur ke topin dhe kur nuk e ke”.
Vinicius: “Po ecën mirë, sepse është më i pjekur dhe ka besim te madh. Po i tregon cilësitë që ka dhe nuk do ndryshonte asgjë edhe nëse do vinin lojtarë të tjerë” .
Nisja e mirë në rikthimin në Madrid: “Kam lojtarë ndryshe nga ata që kisha herën e parë. Duhet t’u gjej vendin në fushë, kjo është puna ime. Klubi më njeh shumë mirë, unë e njoh klubin dhe ia kalojmë mirë së bashku”.
Asensio: “Është shumë e ndërlikuar të bësh një formacion. Ndoshta Asensio nuk është i kënaqur, por është normale. Nuk do më dukej normale e kundërta, që lojtarët të jenë të kënaqur edhe nëse nuk luajnë. Nëse Isco e Jovic nuk janë të kënaqur, është normale, do të thotë që duan të luajnë, siç e treguan ndaj Valencias”.
Rotacioni: “Po mendoj të bëj disa ndryshime. Duhet të shoh në stërvitjen e fundit dhe të vendos. Natyrisht, disa ndryshime do t’i bëjmë”.
Largimi i mundshëm i Koeman: “Për eksperiencën që kam, çdo trajner ka probleme, çdo sezon. Herë në fillim e herë gjatë rrugës. Tani po na ecën neve mbarë, por herët a vonë mund të kemi probleme dhe trajneri punon thjesht për t’i zgjidhur këto probleme”.
Luftë deri në frymën e fundit: “Nëse vijojmë kështu, gjëra të mira na presin. Kemi shumë cilësi, por rëndësi mbi të gjitha ka shpirti dhe të luftuarit deri në momentin e fundit”.